Sikur vetë ngjarja, edhe pritja e mysafirëve ishte speciale.
Ndër ta është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila, shkoi në Podgoricë, të shtunën, për ceremoninë e zyrtarizimit të Jakov Milatoviqit si kryetar i Malit të Zi, raporton Klan Kosova.
Për të ndodhur kjo, ky i fundit u desh të betohej në Kuvendin shtetëror dhe në sallën e këtij institucioni atë e përcjelli kryeparlamentarja, Danijela Duroviq.
Betimit si i pari i Malit të Zi u bë me dorë mbi Kushtetutë, para deputetëve.
Në fjalën e tij, Milatoviqi tha se do të punojë në të mirën e krejt qytetarëve të Malit të Zi.
Përsa i përket rajonit, ai pohoi se Procesi i Berlinit mbetet ura kryesore ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit ndërsa potencoi se politikat e vjetra nuk kanë më vend.