Vedat Muriqi ka vazhduar me formën fantastike në Turqi.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka gjetur sërish golin në Superligën e Turqisë.
Muriqi shënoi në fitoren 3-0 të Rizespor ndaj Yeni Malatyaspor.
Sulmuesi i “Dardanëve” e shënoi golin e dytë në minutën e 90’, para se vendasit të shënojnë sërish në shtesë përmes Prejuce Nakoulma, për rezultatin përfundimtar 3-0.
Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes ka zbritur presidenti i klubit, Hasan Kartal.
I lumtur për fitoren, ai kapi përqafe sulmuesin e Kosovës që shënoi sërish goli, të 8-tin me Rizesporin në 25 paraqitje deri më tani këtë edicion, derisa ka dhuruar edhe 5 asistime. /Gazeta Express/
Başkanımız Hasan Kartal maç sonu sevincine soyunma odasında ortak oldu pic.twitter.com/Zlquzo1Eci
— Çaykur Rizespor (@CRizesporAS) February 22, 2019