Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i shoqëruar nga kreu i Çairit Visar Ganiu vizitoi Klubin e Mundjes “Liria”(Foto)

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nën shoqërimin e kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu vizitoi Klubin e Mundjes “Liria”, vatrën e shumë legjendave dhe arritjeve sportive vendore e ndërkombëtare. Ai përgëzoi udhëheqësinë e klubit dhe kampionin evropian në mundje për kadetë Besiri Alilin për suksesin e fundit me të cilin nderuan shtetin dhe i bënë krenarë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Me rastin e kësaj vizite, kreu i Komunës së Çairit, Ganiu u shpreh: “Kjo vizitë e të parit të shtetit është mirënjohje e jashtëzakonshme për punën profesionale të Klubit të Mundjes “Liria” ndër vite dhe përkrahje e fuqishme për misionet sportive të së ardhmes. Presidenti Pendarovski pati mundësinë të njihet nga afër me historinë e klubit dhe koleksionin e medaljeve dhe trofeve të fituar.”

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe zëvendës kryetari i Qytetit të Shkupit Enver Maliqi dhe drejtori i Agjensionit për Rini dhe Sport Darko Kaevski.