Presidenti i Ukrainës: Bota është me ne

Derisa situata në Ukrainë është keqësuar edhe më tepër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se po vazhdon konsultimet me liderët botërore.

Marketing

“Bota është me ne”, shkroi ai.

Poashtu Zelensky tha se po vazhdon negociatat me liderët e vendeve të huaja.

“Mora mbështetja nga Emiri i Katarit”, shtoi presidenti ukrainas, transmeton lajmi.net.

Poashtu orë më parë ai deklaroi se ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentin polak, Andrzej Duda.