Presidenti i Ukrainës Zelensky ka ftuar sipërmarrësin e teknologjisë, Elon Musk, ta vizitojë Ukrainën pas luftës – shefin e SpaceX që Zelensky mezi pres ta takojë, raporton BBC, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.
Musk i ka dërguar Ukrainës një kamion me pajisje Starlink, të cilat lidhen me shërbimin satelitor të kompanisë së tij dhe është zotuar të dërgojë edhe më shumë këtë javë.
Kujtojmë se “Starlink” është një satelit i vogël që operon në zonën e poshtme të orbitës së tokës, i prodhuar nga Space X, dhe mundëson shpërndarjen e internetit në shumë pjesë të botës.
Qeveria po punon për të siguruar qasje në internet të Ukrainës teksa rusët po sulmojnë edhe urat lidhëse të komunikimit në Ukrainë.