Presidenti i Ukrainës: Ne kurrë nuk e kemi dashur këtë luftë, por duhet të luftojmë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar para pak minutave përmes një videoje se ata kurrë nuk e kanë dashur këtë luftë, por sipas tij ajo iu është sjell.

Marketing

“Ne kurrë nuk kemi dashur të vrasim dikë, por duhet të luftojmë përsëri për ta larguar armikun nga toka jonë dhe nga jeta jonë”, ka thënë Zelenskyy.

Ai tha se ka folur në telefon me kryeministrin Boris Johnson, presidentin e Polonisë, kreun e qeverisë italiane dhe presidentin e Francës.

“Negociatat dhe bisedimet tona me partnerët tanë janë të drejta. Nëse situata përkeqësohet, atëherë duhet të vendosen sanksione të reja për të sjellë paqen”, ka thënë presidenti ukrainas.