Presidenti kinez nis spastrimet, liron nga detyra numrin dy të ushtrisë

Presidenti kinez Xi Jinping ka liruar nga posti i tij gjeneral-lejtnant He Weidong, nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës dhe një nga figurat më të fuqishme të ushtrisë. Sipas Financial Times, që citon burime të afërta me zhvillimet, ai u largua pas një hetimi për korrupsion.

He, i cili konsiderohej si një nga besnikët më të ngushtë të Presidentit Xi Jinping, nuk është parë në publik që nga 11 marsi, çka ka ngritur spekulime për arrestimin e tij. Disa burime pohuan se ai ndodhet në ndalim nga autoritetet për t’u marrë në pyetje.

I emëruar në tetor 2022, He mbante një nga postet më të larta në strukturën ushtarake kineze, me ndikim të drejtpërdrejtë në komandën e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, e cila përbëhet nga mbi 2 milionë trupa.

Presidenti kinez nis spastrimet, liron nga detyra numrin dy të

Ky është rasti i parë në më shumë se 30 vjet që një zyrtar aktiv i rangut të lartë ushtarak largohet për korrupsion, duke rikthyer vëmendjen tek fushata agresive anti-korrupsion e Xi Jinping, e cila ka përfshirë edhe segmente kyçe të ushtrisë.

Ekspertët vlerësojnë se goditja ndaj një figure kaq të lartë tregon vendosmërinë e Xi për të konsoliduar më tej kontrollin e partisë mbi ushtrinë, sidomos në një periudhë me tensione të rritura në rajon dhe marrëdhënie të brishta me SHBA-në.

Marketing