Presidenti Macron, uron presidentin Thaçi për 11 Vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një letre dërguar presidentit Thaçi, e ka uruar Kosovën për 11 Vjetorin e Pavarësisë.

Marketing

Që nga viti 2008, presidenti Macron shkruan se dy vendet tona kanë ndërtuar një marrëdhënie miqësie të bazuar në besim.
“Franca qëndron në krah të Kosovës në mbështetje të afirmimit të saj të plotë në skenën ndërkombëtare”, thuhet në letrën e presidentit Macron.

Sa i përket situatës në Ballkan, presidenti Macron në letrën e tij ka ritheksuar se mbështet përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që është thelbësore për stabilizimin e qëndrueshëm të rajonit.

“Franca shpreson se pengesat për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të mënjanohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në letrën e presidentit Macron.

Marketing