Presidenti Meksikës refuzon përgjegjësinë për publikimin e të dhënave personale të gazetarëve të vendit

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador tha sot se publikimi i të dhënave personale të gazetarëve që mbaheshin nga qeveria, është një ‘sulm kibernetik’, pas kritikave të aktivistëve të të drejtave në një prej vendeve ku gazetarët janë më të rrezikuar.

Marketing

Obrador shtonte se qeveria po heton publikimin e të dhënave personale të 300 gazetarëve që ishin të akredituar në presidencë, dhe fajësonte për këtë “rivalët politikë”.

“Është një luftë e pisët, është spiunazh,” tha presidenti duke fajësuar si zakonisht kundërshtarët e tij, vetëm disa muaj para zgjedhjeve të qershorit.

“Është një sulm kibernetik siç bënë me Guacamaya,” tha ai duke iu referuar publikimit të dokumenteve zyrtare dhe të dhënave private në disa vende të Amerikës Latine, ashtu siç ka ndodhur dhe në Evropë e vende te tjera.

Presidenti pranonte se kishte dështim të sistemeve të sigurisë, por shtonte se “kundërshtarët tanë kanë shumë para dhe mund të pajtojnë specialistët më të mirë kriminalë të botës”.

Ai nuk tha se kujt i referohej në mënyrë specifike, por shtoi se qëllimi është të mbjellin idenë se “ne përdorim censurë, se jemi diktatorë”.

Në listën e publikuar rrejti AFP tha se identifikonte disa nga gazetarët e saj që kishin depozituar të dhënat e akreditimit te qeveria e López Obrador në vitin 2021.

Të paktën 43 janë vrarë në Meksikë që prej ardhjes në pushtet të López Obrador në dhjetor 2018.