Presidenti polak Andzhej Duda në Shkup: Përkrahim fuqishmëm bisedimet BE-RMV

Maqedonia e Veriut siguron edhe një përkrahje të fuqishme nga miqët e saj në BE. Presidenti polak Andzhej Duda, në takim me presidentin e shtetit Pendarovski tha se Polonia mbështet fuqishëm aspiratat integruese të vendit dhe se do të formulojë disa udhërrëfyes që do ta ndihmojnë gjetjen e zgjidhjes mes Shkupit dhe Sofjes, poqese Bullgaria edhe më tutje do të sillet me destruktivitet ndaj RMV-së. Theksoi se duhet pritur të formohet qeveria bullgare dhe të shihet qasja ndaj shtetit tonë.

Marketing

“Bullgaria akoma është në proces zgjedhor, presim formimin e qeverisë. Ende janë disa situata nën pikëpyetje dhe duhet të qartësohen. Shpresojmë që qeveria e re bullgare do të ketë pozicione më konstruktive në drejtim të qasjes me RMV-në. Polonia jep përkrahje për RMV-në në vazhdimësi dhe si kryetar i Polonisë dua publikisht të deklaroj se, poqoese Bullgaria edhe më tutje reagon në mënyrë jokonstruktive ndaj RMV-së për hyrje në BE, unë personalisht do të angazhohem në formulimin e disa udhërëfyesve që do ta ndihmonin RMV-në.”, tha Andzhej Duda, president i Polonisë.

Pendarovski pë zgjidhjen me Bullgarinë: Jam i rezervuar por mbajmë shpresa

Presidenti i shtetit Pendarovski i përmbajtur. Thotë se me Sofjen disa herë jemi zngënjyer dhe nuk dëshiron të jep prognozë për bisedimet e rradhës me Bullgarinë. Por shton se samiti i dhjetorit dhe vendimi për vendin tonë, do të jetë test për besueshmërinë e mëtutjeshme të BE-së.

“Unë jam realist i kujdesshëm. Aq herë jemi djegur duke pritur Sofjen që ta tërheq bllokadën e palogjikshme. Tani pres konkretisht me cilin do të kemi rastin të bisedojmë nga pala bullgare… Potencova se testi i besueshëm për kredibilitetin e zgjerimit do të jetë samiti i rradhës në dhjetor në Këshillin për Punë të Përgjithshme dhe një mundësi të bëjmë një hap përpara në rrugën eurointeruese. Përkrahja për zhbllokin e eurointegrimeve tonë, është me rëndësi të madhe për stabilitteitn dhe prosperitetin e tërë rajonit.”, tha Stevo Penfarovski, kryetar i shtetit.

Dy presidentët janë dakorduar për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy shteteve në fusha me interes të përbashkët. Ndërkaq, ardhjen e tij në RMV, presidienti polak Duda e ka shoqëruar me 200 mijë vaksina Pfizer, donacion për popullatën tonë.