Presidenti Trump mbyll Departamentin e Arsimit të SHBA-së

Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për mbylljen e Departamentit Federal të Arsimit (DoE), një lëvizje që synon të zvogëlojë qeverinë federale dhe të kursejë fonde.

Departamenti i Arsimit është përgjegjës për administrimin e huave studentore federale, ndihmën për studentët me të ardhura të ulëta dhe financimin e programeve për nxënësit me aftësi të kufizuara. Megjithatë, shumica e shkollave në SHBA administrohen dhe financohen nga shtetet, ndërsa vetëm 13% e fondeve vijnë nga burime federale.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, shpërbërja e departamentit do të përmirësojë rezultatet e testimeve të studentëve dhe do të reduktojë shpenzimet qeveritare. Por Demokratët dhe kritikët e kësaj lëvizjeje paralajmërojnë se ajo mund të dëmtojë studentët më të cenueshëm, të cilët varen nga ndihmat federale për arsimin e tyre.

Ky vendim vjen si pjesë e një sërë masash të administratës Trump për të reduktuar madhësinë dhe ndikimin e qeverisë federale.

Marketing