Presidentja e Botërorit. Tifozja më e bukur që i përqafoi të gjithë

Në finalen elektrizuese të Kupës së Botës, Kolinda Grabar-Kitaroviç mbante veshur fanelën e kombëtares dhe më vonë, duke sfiduar shiun, falte vetëm buzëqeshje dhe përqafoi çdo lojtar të ekipit, ndërsa fituesit merrnin medaljet.

Marketing

Presidentja kroate rezultoi ylli i turneut gjigand. Komentet lavdëruese vërshuan lumë për lideren që udhëtoi drejt Rusisë me paratë e veta në klasin ekonomik dhe që ndeshjet shpesh i pa nga shkallët e stadiumit me të tjerët e jo nga tribuna VIP.

Duke vepruar në këtë mënyrë, Kolinda e përforcoi imazhin e saj e të qënit një President i popullit. Pikërisht këtë gjë ka kohë që e bën në Kroaci. Dhe tani e bëri edhe për sytë e mbarë botës. Grabar-Kitaroviç u zgjodh në krye të shtetit në vitin 2015 si “fytyra e pastër” e Unionit Konservator Demokratik kroat. Partia ishte përballur me një valë skandalesh korrupsioni, më i forti i të cilëve ishte ai që përfshiu ish-kryeministrin Ivo Sanader, i gjendur në bankën e të akuzuarve për korrupsion në plot 5 procese gjyqësore.

Deri përpara dy vjetësh, 50-vjeçarja ishte thjesht një burokrate e HDZ-së që merrte pjesë në protesta të zgjatura dhe bashkohej me tubimet e veteranëve të luftës. Por, arsimimi i saj jashtë kufijve, aftësitë e shkëlqyera të komunikimit në anglisht dhe pozicionet e mëhershme të larta në NATO e kthyen në zgjedhjen ideale të një partie së cilës i nevojitej dëshpërimisht të pastronte figurën e vet.

Kolinda sot i bie rregullisht këmbanave nacionaliste. Ajo paraqitet si mbrojtëse e kroatëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe kërkon forcimin e postit të vet në shtetin jo stabil. E fryrë nga një klimë populiste, ajo e kupton rolin e saj si forcë të tretë, të pavarur mes qeverisë dhe Parlamentit.
Vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Kolinda Grabar-Kitaroviç nuk ka thënë ende nëse do të kandidojë apo jo, por edhe një legjislacion i lejohet të mbajë.

Marketing