Presidentja e KE-së, Von der Leyen merr dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka marrë vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale, Von der Leyen tha: “Jam e lumtur që edhe unë sot mora dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, pasi numri i vaksinimeve brenda BE-së ka kaluar mbi 100 milionë”.

Von der Leyen tha se dorëzimet e vaksinave dhe vaksinimet do të përshpejtohen brenda BE-së. “Sa më shpejt të vaksinohemi, aq më shpejt do ta kontrollojmë pandeminë”, tha ajo.

Marketing

Presidentja e KE-së, mjekja 61-vjeçare Von der Leyen së bashku me mesazhin e saj postoi edhe fotografinë kur është vaksinuar.

Vaksinimet në vendet e BE-së filluan në ditët e para të vitit. KE-ja kritikohej me arsyen se dorëzimet dhe shpërndarja e vaksinave po përparon ngadalë. Por, në javët e fundit vërehet se vaksinimet në vendet e BE-së janë përshpejtuar.

Synohet që deri në fund të verës të vaksinohet 70 për qind e popullatës së rritur në vendet e BE-së e cila ka 450 milionë banorë. Pavarësisht përparimit të ngadaltë zyrtarët e BE-së mbrojnë idenë se do të arrihet ky objektiv.



. .