Presidentja kroate kushte Serbisë dhe anulon vizitën: Kam qenë shumë e qartë me Vuçiç!

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, është shprehur se nuk do të vizitojë Serbinë për derisa nuk zbardhet çështja e të zhdukurve gjatë luftës në ish-Jugosllavi.

Marketing

“Disa procese zhvillohen pas dyerve të mbyllura. Unë kam qenë shumë e qartë kur erdhi për vizitë Vuçiç, në Zagreb për derisa çështja e të zhdukurve nuk ishte adresuar seriozisht, nuk kishim çfarë të diskutonim”, tha Kitaroviç. E pyetur nëse ajo do të qonte në arbitrazh çështjen e kufirit me Serbinë në fillim të një mandati të dytë të mundshëm, ajo deklaroi se do të dërgon në në arbitrazh kufirin kontestual me Serbinë.

Marketing