Presidentja në konferencë të jashtëzakonshme: Askush nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë, asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e një të riu

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në një konferencë të jashtëzakonshme, tha se e dinë dhe e ndjenë që nuk jemi vetëm në këtë tragjedi, shkruan Alsat.

Ajo, përveç të tjerash, tha se duhet të ketë përgjegjësi për këtë tragjedi, derisa theksoi se asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e një të riu.

“E di dhe ndjej se nuk jemi vetëm. Lajmëruan të gjithë, jo vetëm fqinjët, por edhe vendet më të largëta. Të lënduarit më rëndë janë në Sofje, në Stamboll, në Greqi, në Serbi për të marrë kujdes të lartë mjekësor. Për këtë ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës”, tha Siljanovska-Davkova dhe theksoi se askush nuk duhet t’i ikë përgjegjësi dhe nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë.

“Të bashkojmë forcat, të mos sakrifikojmë më kurrë për përfitimin e individëve, asgjë nuk është më e vlefshme se jeta e një të riu”, tha presidentja./ Alsat.mk

Marketing