Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu janë pritur në darkë nga Presidenti francez, Emmanuel Macron.
Njoftimi u bë i ditur përmes faqes zyrtare të presidencës.
“Presidentja Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë Prindon Sadriu në darkën e organizuar nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron”, bëhet e ditur në njoftim.
Ndërkaq, Osmani po qëndron në Paris në kuadër të Samitit të Paqes.