Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për festën e Vitit të Ri.

Marketing

Përmes një video-mesazhi, Osmani ka thënë se pavarësisht sfidave, “ne kemi dëshmuar se jemi një popull shpresëplotë e i përkushtuar gjithnjë për ditë më të mira”.

“Sonte përderisa mblidheni me familjen, shoqërinë e njerëzit tuaj të dashur, shpresoj që po ashtu të kujtoni gjërat për të cilat jeni mirënjohës e po ashtu të reflektoni se si mund të i kapërcejmë kolektivisht sfidat me të cilat përballemi si shoqëri dhe si vend”, është shprehur ajo.

Marketing