Presidentja Osmani uron Shqipërinë dhe RMV-në për hapin historik drejt Bashkimit Europian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Marketing

Urime 🇦🇱 & 🇲🇰 për një hap më afër BE-së.

Në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të BE është një domosdoshmëri!

Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare 🇪🇺 që të dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për lirinë e vizave për qytetarët tanë.