Presidentja Siljanovska-Davkova në takim me zv/sekretaren e përgjithshme të NATO-s, Radmilla Shekerinska

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim Radmilla Shekerinskën,për ti uruar   zgjedhjen. në funksionin zv/ sekretare gjenerale  në NATO .

Marketing

Potencuan se posti i rëndësishëm nuk është vetëm njohja personale, por edhe shtetërore, dëshmi se uniteti dhe konsensusi mes bartësve të posteve më të larta janë çelësi i suksesit dhe afirmimit të shtetit.

Presidentja shprehu besimin se  Shekerinska do të japë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e qëllimeve kryesore të Aleancës: promovimin e sigurisë kolektive, forcimin e solidaritetit ndërmjet aleatëve dhe përballimin e kërcënimeve moderne.

Me zgjedhjen e Radmila Shekerinskas në postin e lartë në NATO, Aleanca shpreh qartë dhe hapur vetëdijen e saj për rëndësinë e rajonit, si dhe përkushtimin e saj ndaj tij.

Marketing