“Prespa Forum Dialogue”, Osmani: RMV e konfirmon vendin në hartën e bashkësisë ndërkombëtare

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani në konferencën për shtyp në hapjen e “Prespa Forum Dialogue” tha se me këtë organizim, Maqedonia e Veriut po e konfirmon vendin në hartën e bashkësisë ndërkombëtare. Sipas Osmanit kjo tregon kontributin e vendit në raportet ndërkombëtare.

Marketing

“Maqedonia e Veriut më organizimin e sivjetshëm të kësaj ngjarje të rëndësishme e ka konfirmuar vendin e saj në hartën e bashkësisë ndërkombëtare si partner serioz prej nga dalin iniciativa pozitive dhe edhe njëherë arriti që të tregohet si aleat domethënëse veçanërisht kur bëhet fjalë për kontributin në raportet ndërkombëtare”, deklaroi Osmani.

Marketing