Zaz numër 29 në Tiranë pati një ndërprerje të energjisë elektrike, pasi një banor dëmtoi rrjetin e tensionit në zonë.
Si pasojë e ndërhyrjes në linjën e tensionit të mesëm nga një banor i cili ka prerë pemën pranë linjës, në orën 13:07 u stakua linja 6kV Mëzez e cila la pa energji ZAZ nr 29 në palestrën e shkollës së mesme “Sadik Stavaleci”.
OSSH njofton se vendosi në punë linjën e dytë rezervë dhe brenda 5 minutave objekti mori energji elektrike ne orën 13:12.