Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe drejtoresha e Shërbimit pedagogjik, Vanja Veleva sot do të informojnë për ndryshimet e përmbajtjes, si dhe furnizimin dhe distribuimin e librave shkollorë, të cilët o të zbatohen në shkollat fillore dhe të mesme në vend nga viti shkollor 2018/2019.
Paraprakisht, do të organizohet takim me përfaqësues të shtëpive botuese, si dhe anëtarë dhe përfaqësues të shoqatave të arsimtarëve të cilët kanë marrë pjesë në krijimin e ndryshimeve në librat shkollorë.