Prezantim i pajisjes nga trajnimi ushtarak “Goditje e shkëlqyer 19”

Automjete, armatim dhe pajisje e cila përdoret në trajnimin e përbashkët ushtarak “Goditje e shkëlqyer 19” në të cilën marrin pjesë rreth 2.700 ushtarë të armatës sonë dhe armatave të SHBA-së, Lituanisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, sot do të prezantohen para qytetarëve të Shën Nikolës.

Marketing

Të pranishmit në stadiumin e qytetit në Shën Nikollë nga ora 18:00 deri në orën 21:00 do të kenë mundësi përmes komunikimit direkt më afër të njoftohen me pajisjen, procedurat dhe veprimet të cilat i kryejnë pjesëtarët e armatave pjesëmarrëse të këtij trajnimi më të madh deri tani te ne.

Njëherit do të mund ta ndjekin ndeshjen e futbollit mes vetëqeverisjes lokale dhe ekipit të pjesëtarëve të armatave të cilët marrin pjesë në trajnim, ndërsa gjatë ngjarjes mbi stadium do të ketë fluturim nga helikopterët e armatës MI-18 dhe UH-60.

Trajnimi i cili më shumë se një muaj do të mbahet në poligonin e armatës “Krivollak” ka për qëllim përforcimin e procedurave operative standarde të njësive nga përbërja e armatës, përmirësimi i interoperabilitetit dhe përparimi i mirëkuptimit të përbashkët dhe besimi, përforcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë.