Prezantim i rezultateve nga monitorimi i Këshillit gjyqësor

Instituti për të drejta të njeriut (IDNJ), në bashkëpunim me Këshillin gjyqësor të RMV-së, sot do të prezantojë aktivitete, arritje dhe sfida nga puna e Këshillit.

Marketing

“Do të prezantohen rezultatet kryesore, problemet dhe rekomandimet që i ka detektuar Instituti për të drejta të njeriut përmes monitorimit të punës së Këshillit gjyqësor në vitin 2019. Për punën dhe problemet me të cilat përballet Këshilli gjyqësor do të flasin Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit gjyqësor të RMV-së dhe Margarita Caca Nikollovska, kryetare e IDNJ-së”, paralajmëroi Instituti për të drejta të njeriut.

Ngjarja është pjesë e projektit “Aksion për transparencë më të madhe, llogaridhënie dhe efektivitet të Këshillit gjyqësor”, mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup.