Prezantim i rezultateve të bashkëpunimit tejkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Shfrytëzuesit e granteve të Programit për bashkëpunim tejkufitar sot në Ohër do t’i prezantojnë rezultatet e projekteve të tyre të financuara nga Bashkimi Evropian, nën slloganin “Ndërtim i të ardhmes së përbashkët”. Qëllimi është të promovohen rezultatet e nëntë projekteve rrjedhëse të financuara nga BE-ja të cilat implementohen në suaza të programit për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe të hulumtohen mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm dhe zhvillim të turizmit në fushën tejkufitare.

Marketing

Në prezantim është paralajmëruar prania e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, ambasadorit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar dhe ambasadorit të BE-së në Shqipëri Luixhi Soreka. Prezantimi mbahet në tre vepra dhe përfshin: konferencë për turizëm, panair të projekteve dhe hapje zyrtare të Qendrës për shpëtim të Kryqit të Kuq, do të zbatohet edhe aksion për pastrim në suaza të fushatës “Për pastërti si në shtëpi”.

Prezantimi do të fillojë me konferencën për turizëm si potencial për bashkëpunim tejkufitar mes dy shteteve. Do të vendoset theks në turizmin e përmbajtur, gratë në turizëm, si dhe përdorim më i mirë i trashëgimisë kulturore e natyrore dhe standardet për agro-ushqim në krijimin e lokacioneve të reja për agro-turizëm. Qendra për shpëtim e Kryqit të Kuq (mal/ujë), e cila është e para e llojit të tillë në rajon për bashkëpunim tejkufitar, ndërsa ishte renovuar me mjete të Bashkimit Evropian dhe zyrtarisht do të hapet. Sheshi i qytetit në Ohër do të jetë nikoqir i panairit të hapur të nëntë projekteve të financuara nga BE-ja ku shfrytëzuesit e granteve nga të dy vendet do të kenë mbledhje direkte për t’i promovuar rezultatet e tyre dhe të identifikojnë mundësi për bashkëpunim të ri. Në suaza të fushatës “Për pastërti si në shtëpi” do të zbatohet aksion për pastrim i cili do të zhvillohet në Kalanë e Ohrit.

Marketing