Prezantohen rezultatet e studimit analitik të stafit akademik të UNT-së për shkollat fillore të Komunës së Çairit

Kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu njoftoi se stafi akademik i profesoreshave të Univerzitetit “Nënë Tereza” – Prof. Diturije Ismaili, Prof.Kaltrina Zekolli Shaqiri, Prof.Elizabeta Bajrami Ollogu dhe Prof.Arta Xhelili, kanë zhvilluar një studim të shkëlqyeshëm hulumtues për shkollat fillore të Çairit udhëheqësin e departamentit të arsimit në Komunën e Çairit z. Nuhi Dardhishta, veprimtarë të arsimit dhe studentë.
Në rrjetin social fejsbuk, Ganiu shkruan : Ky shqyrtim objektiv i gjendjes aktuale është mënyra më efikase e targetimit të sfidave dhe mekanizmave vepruese për ngritjen e cilësisë së arsimit vendor . Prandaj, Komuna e Çairit e çmon lartë këtë kontribut akademik që padyshim se do ta ketë në konsideratë në strategjinë e saj për përmirësimin e nivelit të cilësisë së procesit arsimor.

Marketing