Pesë projekte inovative për uljen e ndotjes së ajrit u promovuan sot nga ana e Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik në Parkun shkencor teknologjik pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Aktiviteti është në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe është në kuadër të thirrjes publike për financim të projekteve për uljen e ndotjes së ajrit – 02 Sfidë që i shpall në vjeshtë.
Sipas drejtorit të Fondit për inovacione dhe zhvillim Jovan Despotovski, pesë modelet dhe propozim vendimet e kompanive të përzgjedhura në thirrjen e tyre 02 Sfidë, nuk është zgjidhje përfundimtare për ndotjen e ajrit që është shumë e pranishme këto ditë.
“Për zgjidhje të plotë dhe përfundimtare të këtij problemi, është e nevojshme përfshirje jo vetëm e të gjitha institucioneve, por edhe e faktorëve tjerë në shoqëri duke i përfshirë edhe individët. Synimi ynë si Fond së bashku me Ministrinë kompetente është që të japim kontribut në zgjidhjen e këtij problemi që na mundon të gjithëve, sepse të dhënat tregojnë se edhe sot ajri në Tetovë sërish është i ndotur. Për këtë thirrje, kemi ndarë mjete buxhetore prej tetë milionë denarëve dhe presim se shumë shpejtë në muajt në vijim, pas përpunimit përfundimtar, një pjesë prej pesë vendimeve do të lëshohen në përdorim, por edhe në përdorim masiv”, tha Despotovski.
Ai theksoi se përveç pesë propozim vendimeve në këtë thirrje tematike në kuadër të thirrjeve të rregullta nga plani për rritje ekonomike të Qeverisë ka edhe dhjetëra projekte që[ kanë të bëjnë me uljen e ndotjes së ajrit që gjithashtu janë në fazë të realizimit. Despotovski pret se me realizimin e këtyre pesë vendimeve shumë shpejtë do të jenë efektive për uljen e ndotjes së ajrit.
Si shembull u theksua biçikleta elektrike që ka filtra për pastrimin e ajrit të vendosura në rrotat për çka,, siç tha Despotovski, do të jetë e nevojshme mbështetje edhe nga Fondi edhe nga Ministria që të vendoset në përdorim masiv veçanërisht në mjediset urbane së pari përmes pilot përdorimit në Tetovë, Shkup ose ndonjëri prej qyteteve më të mëdha në vend.
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi i përshëndeti sot vendimet e prezantuara inovazive si një mundësi që të ndikohet ndaj uljes së ndotjes së ajrit. Ajo theksoi se si pushtet lokal angazhohen për vendime afatgjate siç është gazifikimi dhe për çka është mbështetet nga pushteti qendror, por se ishin edhe ndër komunat e para që para tre viteve kanë sjell masa të veçanta për përballje me ndotjen në nivel lokal.
Lidhur me vendimet e mundshme radikale siç është edhe vozitja çift-tek që do të kërkohet nga qytetarët, Arifi tha se kjo masë nënkupton se përveç pushtetit lokal, këtu duhet të përfshihet edhe policia që nuk mund detajisht të koordinohet menjëherë dhe prandaj mbesin në masat e tyre të cilat kanë treguar rezultate. .