Mikel Arteta, trajneri i ri i Arsenalit, ka folur për faqen zyrtare të klubit ku ka komentuar firmën me “topçinjtë” deri në vitin 2023. Për spanjollin kjo është një mundësi e artë dhe ai kërkon ta shfrytëzojë në maksimum atë.
“Është një nder i madh për mua. Arsenali është një nga klube më të mëdhenj në botë. Duhet të garojmë për trofetë më të rëndësishëm. Drejtuesit ishin shumë të qartë në takimet që kemi zhvilluar përpara firmës. E dimë të gjithë se ka shumë punë për të bërë për ta arritur këtë objektiv, por jam i bindur se do t’ja dalim mbanë. Jam realist dhe e di se nuk do të ndodhë as sot e as nesër, por ky grup ka talent të madh dhe në sektorin e të rinjve ka shumë lojtarë që premtojnë”.