Prezantohet Platforma kombëtare për mësim onlajn

Viti akademik 2020-2021 do të zhvillohet përmes Platformës kombëtare për mësim onlajn, e cila është gjithëpërfshirëse, e lehtë për t’u përdorur dhe ofron mësim në pesë gjuhë. Platforma është praktike, e lehtë për t’u përdorur dhe sjell më shumë përmbajtje edukative dhe mësimore për nxënësit në kanalet që ata gjithsesi i përdorin shpesh.

Marketing

Nxënësit përmes kompjuterëve ose telefonit do të mund të shikojë klasën dhe mësuesin dhe do mund të përdorë të gjitha materialet audio dhe video të vendosura në platformë dhe të bëjë detyra shtëpie, dhe mësimi nuk do të jetë i mërzitshëm dhe do të ketë kuize të shpejta, teste dhe përmbajtje të tjera inovative.

Trajnimet për përdorim në nivelin e parë kanë përfshirë 30 trajnerë kombëtarë, në nivelin e dytë janë 1.600 mësues të emëruar për trajnerë shkollorë dhe ata do të duhet të trajnojnë më tej të gjithë mësuesit në nivelin e shkollave individuale.

Kryeministri, Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp për promovimin e platformës, u bëri thirrje të gjithë mësuesve dhe prindërve që ta mbështesin procesin, ndërsa fëmijët i porositi që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë, sepse një arsim i mirë ndërton qytetarë të lirë.

“Pandemia imponoi nevojën për të parë pse na duhet një sistem arsimor në gjendje të mirë dhe se duhet të punojmë me zell për digjitalizimin, reformimin dhe përmirësimin e tij. Për herë të parë, kemi krijuar një platformë unike kombëtare për mësimin në internet, të cilën e kemi krijuar ekskluzivisht me burime të brendshme dhe ekspertë. Kjo na inkurajon dhe jep shtysë për përmirësimin dhe përshtatjen e saj me nevojat e secilit nxënës në vendin tonë”, tha Zaev.

Theksoi se platforma është përshtatur përveç në gjuhën maqedonase, për mësimdhënie edhe në gjuhët shqipe, turke, serbe dhe boshnjake.

“Gatishmëria e institucioneve dhe sistemit arsimor për ndryshime është dëshmi për përkushtim të vazhdueshëm ndaj qëllimeve afatgjate – arsim cilësor dhe inovativ i përshtatur për të gjithë. Si Qeveri, ne japim mbështetjen tonë të plotë për zbatimin e këtij procesi”, tha Zaev.

Pandemia, tha ai, tregoi pa mëdyshje se si vend duhet të mësojmë shumë për planifikimin e investimeve në arsim dhe sa e rëndësishme është kjo për të gjithë ne.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, tha se përgatitja e platformës është një investim për të ardhmen dhe modernizimin e arsimit.

“Platforma është hapi i parë drejt modernizimit të arsimit. Një mjet i ri, i cili jam e bindur se do të jetë një burim i rëndësishëm edhe pas tejkalimit të krizës së koronavirusit. Periudha që vijon nuk do të jetë e lehtë për mësuesit, prindërit ose nxënësit. Ndryshimet janë gjithmonë të vështira dhe rregullimi kërkon sakrificë të madhe nga të gjithë ne”, tha Carovska.

Qasja e kombinuar që e kemi zgjedhur, Carovska shprehu besim se do të sigurojë një ekuilibër të mirë midis ofrimit të arsimit të mirë dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

“Nxënësit do të mund të sugjerojnë azhurnimin dhe ndryshimin e platformës dhe kështu do të përfshihen drejtpërdrejt në bërjen e zgjidhjeve që ata i konsiderojnë të përshtatura për ta. Platforma do t’u mundësojë nxënësve dhe arsimtarëve që së bashku të përmirësojnë arsimin tonë jo vetëm për tani, por edhe për të ardhmen”, tha Carovska.

Platforma kombëtare për mësim në distancë është rezultat i bashkëpunimit midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike dhe MASIT.

Marketing