– Maqedonia e Veriut i ka pranuar rekomandimet në këtë raport të UNECE dhe tashmë po punon intensivisht në zgjidhjen e çështjeve të ndotjes së ajrit dhe menaxhimit të mbeturinave në vend, të identifikuar në Raport si prioritete – tha ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, para mediave në hapjen e panel. diskutimit mbi promovimin e Rishikimit të tretë të gjendjeve të mjedisit jetësor të mbajtur sot në Shkup. Në kontekstin e gjendjes aktuale të mjedisit dhe rëndësisë së informimit të qytetarëve, në panel diskutimin u dhanë përgjigje të gjitha pyetjeve të paraqitura nga gazetarët e pranishëm.
Ngjarja u organizua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE). Përveç Ministrit Nuredini, mbajtën fjalime edhe sekretari shtetror pranë Sekretariatit për Çështje Evropiane Kalinka Gaber, menaxheri programor i UNICEF Antoni Nunes dhe koordinatori i përhershëm i KB në RMV, Rosana Duxhak.
Nuredini theksoi se RGJMJ ka një rol të madh për të përmirësuar menaxhimin e mjedisit, duke theksuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka pranuar rekomandimet në këtë raport të UNECE dhe tashmë është duke punuar intensivisht në zgjidhjen e ndotjes së ajrit dhe çështjeve të menaxhimit të mbeturinave në vend, të cilat ky raport i identifikon si përparësi.
– Ne jemi duke punuar intensivisht në legjislacionin tonë dhe duke rishikuar ligjet, por unë do të theksoja se kjo nuk është çështje e një institucioni, por duhet të inkuadrohen edhe ministritë e tjera, sektori i biznesit, mediat dhe OJQ-të, si dhe qytetarët, të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje për situatën aktuale në lidhje me mjedisin.
Sipas Kalinka Gaber, sekretare shtettrore në Sekretariatin për Çështjet Evropiane, theksoi se Qeveria ka identifikuar 5 përparësi që përcaktohen në Programin e Qeverisë 2018-2020, për sa i përket vendit kandidat për anëtarësim në BE, Ku RMV që kërkon të harmonizojë legjislacionin e saj me Politika për zhvillimim të qëndrueshëm të BE-së, e cila kërkon një qasje holistike dhe ndër-sektoriale, me pjesëmarrjen e të gjithë palëve të interesuara.
Menaxheri i programit të UNECE, Antoni Nunes vuri në dukje se EPR vlerëson qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, por gjithashtu mbulon tema ekonomike. Ai theksoi se mjedisi nuk është vetëm përgjegjësi e MMJPH, por edhe e ministrive të tjera, dhe se megjithëse RMV tashmë ka ndërmarrë aktivitete për të përmirësuar situatën mjedisore, ka ende çështje që duhet të zgjidhen në vitet e ardhshme. Ai gjithashtu përcolli gatishmërinë e UNICEF për të lehtësuar procesin përmes programit të KB për ndërtimin e kapaciteteve.
Në panel diskutimin u drejtua gjithashtu nga Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në RMV, Rosana Duxhak, e cila dha një përmbledhje gjithëpërfshirëse të aktiviteteve të KB në fushën e mjedisit, me theks të veçantë në RGJMJ.
Sipas saj, Programi për përgatitjen e këtij raporti është një program që u mundëson vendeve të arrijnë një vlerësim objektiv, të jashtëm të suksesit mjedisor dhe siguron një përmbledhje të performancës mjedisore për vendet dhe prioritizimin e zonave ku ndihma është e nevojshme.
– Raporti i tretë përqendrohet në ekonominë e gjelbër, duke integruar aspektet mjedisore në të gjitha politikat dhe bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare në këtë fushë – tha Duxhaku, duke theksuar se raporti gjithashtu përfshin qëllime të zhvillimit të qëndrueshëm.
Ky program filloi 26 vjet më parë dhe tani është në ciklin e tij të tretë. RMV mori pjesë në të tre ciklet, duke dhënë një sinjal të qartë se shteti është i përkushtuar për të përmirësuar mjedisin e tij.