Prifti grek e kapin kamerat duke vjedh orën 24 mijë euro në dyqanin antik në Stamboll (VIDEO)

Një prift ortodoks grek që shërbente në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll u arrestua së fundmi nga policia turke për vjedhjen e një ore xhepi me vlerë 24 mijë euro nga një dyqan antik.

Marketing

Agathangelos Sisko u arrestua të hënën, por u lirua menjëherë pas ndërhyrjes së Patriarkanës Ekumenike.

Ish-misi britanik dënohet me 20 vite burg në Meksikë, u kap me 250 mijë paund ketaminë në aeroport

Nuk paguan 8 dollarë, Cristiano humbet “tick”-un e VIP-it në Twitter
Momenti kur Sisko mesa duket po vjedh orën është kapur nga një kamera sigurie. Stacionet televizive turke kanë raportuar gjerësisht për këtë rast.

Sipas një raporti nga National Herald, i cili i pari dha lajmin, Patriarku Ekumenik Bartolomeu e vendosi priftin në pushim të pacaktuar.

Burime thanë për gazetën greko-amerikane se Bartolomeu është tmerrësisht i shqetësuar dhe i pikëlluar nga ngjarja.

Pronari i dyqanit antik në Stamboll tha për mediat se “është turp sepse autori është anëtar i Patriarkanës Ekumenike dhe duhet të kishte menduar për institucionin që përfaqëson dhe të ishte më i kujdesshëm”.

Siskos e ka pranuar se është personi që shfaqet në video, por ka refuzuar të bëjë ndonjë koment të mëtejshëm.

Prifti thuhet se është Kryekujdestari i Patriarkanës Ekumenike. Ai mbërriti në Patriarkanën Ekumenike nga qyteti i Kastorisë në Greqi si laik dhe më vonë u shugurua.