Prilep, ditë zie për vdekjen tragjike e të tre mjekëve

Në Prilep iu dha lamtumira e fundit tre mjekëve, Aleksandar Risteski, Nikolla Vasileski dhe teknikut radiologjik, Fançe Jovanoska, që kanë ndërruar jetë në një aksident tragjik derisa po shkonin në vendin e punës. Për shkak të vdekjes tragjike të tre punëtorëve shëndetësorë, komuna e Prilepit ka shpallur ditë zie.

Marketing

“Humbja është e madhe, para së gjithash për familjarët e të vdekurve, ata i humbën më të dashurit e tyre. Ne si spital humbëm 3 profesionistë, miq dhe bashkëpunëtorë të shkëlqyer.”, – theksoi infermierja kryesore e repartit, Rebeka Aleksovska.

Qytetarët shprehin ngushëllimet e tyre për tragjedinë e madhe.

“Tragjedi e vërtetë. Humbje edhe për familjen edhe për qytetin tonë. Sidomos tani që nuk ka mjek kohën e fundit.”, – tha një qytetar.

“Atë rrugë që moti është dashur ta rregullojnë. Rruga është me ulje e ngritje e tëra, kurse vetura është e shpejtë, sepse është elektrike, prandaj edhe janë djegur.”, – tha një qytetar tjetër.

Tre personat nga Prilepi kanë humbur jetën mëngjesin e së enjtes në rrugën Prilep-Manastir, në dalje nga qyteti, kur automjeti i tyre u përplas me një kamion mallrash. Nga forca e goditjes ka rënë zjarr. U bë autopsia e tyre dhe prokurori publik urdhëroi gjithashtu ekspertizë komunikacioni dhe teknike për përcaktimin e shkaqeve.

Marketing