Princ Harry dhe Meghan humbin gjyqin në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të kenë më mbrojtje nga sigurimi

Princi Harry ka humbur një çështje në Gjykatën e Lartë kundër qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi nivelin e sigurisë që duhet të marrë sa herë që ndodhet në MB.

Marketing

Sipas gjykatës ‘’duke mos pasur titull mbretëror princi Harry nuk mund të përfitojë nga mbrojtja’’. Avokatët e tij kanë argumentuar se vendimi është marrë në mënyrë të padrejtë.

Princi Harry nisi sfidën ligjore pasi iu tha se ‘’nuk do t’i ofrohej më i njëjti nivel mbrojtjeje me financim publik kur të ishte në vend’’.

Shumica e këtyre procedurave ligjore u mbajtën në mënyrë private gjatë dhjetorit, por vendimi tashmë është bërë publikisht nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sir Peter Lane. Gjykata konstatoi se nuk kishte pasur ndonjë paligjshmëri në marrjen e vendimit për uljen e statusit të sigurisë së Princit Harry.

Natyrisht, këto vendime vlejnë edhe për Meghan Markle, duke qenë se së bashku me Harry morën vendimin për t’u larguar nga detyrat mbretërore.

Harry dhe Meghan aktualisht jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ata ende bëjnë vizita në Mbretërinë e Bashkuar, kjo është arsyeja pse ata duan mbrojtje personale. Ata do të duhet të paguajnë për mbrojtjen e tyre.