Princ Leka i Shqipërisë është shfaqur përkrah partneres së tij të re, Blerta, në eventin “Ballo dei Cento e non più Cento”, të mbajtur në kryeqytetin italian, Romë.
Balloja, e njohur si një nga mbrëmjet më elegante dhe aristokrate në Evropë, mblodhi figura të rëndësishme nga familjet mbretërore, diplomatë dhe personalitete të njohura nga bota e modës dhe kulturës.
Në një postim në rrjetet sociale, Princ Leka teksa ndan videon, shkruan se së bashku me Blertën përjetuan hijeshinë e këtij evenimenti.
“Së bashku me Blertën, përjetuam hijeshinë e Ballo dei Cento e non più Cento. Një mbrëmje ku tradita dhe eleganca u ndërthurën me klas, në një festë që sfidoi kohën.”-shkruan Princ Leka.
Tashmë lidhja e tyre është zyrtare dhe Princ Leka nuk e “fsheh” më dashurinë e tij të re pas divorcit të bujshëm me Elia Zaharinë, me të cilën ka një vajzë.