Princi William habit njerëzit në Londër teksa u shërben hamburgerë në rrugë

Princi William ka shokuar kalimtarët teksa u shfaq në një kamion ushqimor në Londër, për të shpërndarë hamburgerë vegjetarian.

Marketing

Trashëgimtari i fronit britanik u bashkua me kanalin Youtube Sorted Food për të krijuar hamburgerë pa mish, i cili u bë duke përdorur risitë mjedisore të fituesve të çmimit “Earthshot 2022”.

Në një video të ngarkuar në kanal të dielën, ekipi i Sorted Food u shfaq duke përgatitur hamburgerët duke përdorur artikuj Earthshot të dorëzuara atyre nga Princi ëilliam, përpara se të niseshin për t’i shërbyer atyre nga një kamion ushqimor.