Gjatë karantinës, Duka i Kembrixhit, Princi William, punoi në mënyrë anonime në një linjë telefonike dhe ndihmoi njerëzit që ndjenin tensione mendore me këshilla.
Me rastin e shënimit të javës së vullnetarëve, ai zbuloi se ka qenë vullnetar në linjën “Shout 85258”, e cila përmes mesazheve ka ndihmuar njerëzit që kanë pasur kriza gjatë karantinës, të vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Unë do të ndaj një sekret të vogël me ju, në të vërtetë jam në një platformë dhe bëj punë vullnetare”, tha ai në një mesazh të postuar të premten vonë.
William, i cili është i dyti në linjën e trashëgimisë për fronin, është një nga më shumë se 2.000 vullnetarë të trajnuar zyrtarisht për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
Më shumë se 300.000 mesazhe u këmbyen midis vullnetarëve dhe qytetarëve. Rreth 65 për qind e atyre që dërguan mesazhe janë nën 25 vjeç.