Princi William tregon si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Princi William konfirmoi këtë të martë se Princesha e Uellsit, Kate Middleton, “po shkon mirë”, duke iu referuar çështjes së saj shëndetësore që ka tërhequr vëmendjen globale.

Marketing

Menjëherë pasi vizitoi qendrën e parandalimit të vetëvrasjeve ‘James’ Place’ në Newcastle, Princi William foli me gazetarët dhe korrespondentët mbretërorë që ishin mbledhur jashtë për ta takuar atë.

Ashtu siç pritej, ndër të tjera ai u pyet për bashkëshorten e tij, Kate Middleton dhe familjen e tyre, pasi pak kohë më parë u bë e ditur se ajo ishte diagnostikuar me kancer.

60-vjeçarja Julie Kane, duke iu drejtuar Princit William, e pyeti: “A të shqetëson nëse të pyes se si janë gruaja dhe fëmijët e tu?”

Më pas ai iu përgjigj: “Gjithçka është në rregull, faleminderit. Po ndihemi shkëlqyeshëm”.

Sakaq, ai ka shkëmbyer shtrëngime duarsh me njerëzit që e prisnin, ndërsa ka bërë edhe foto me disa prej tyre.

Marketing