Prioritetet strategjike për vitin e ardhshëm në mbledhjen e sotme qeveritare

Propozim-vendimi për përcaktimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore në vitin 2020 (me shtojcën Analiza e rezultateve të realizuara nga zbatimi i prioriteteve strategjike të Qeverisë në vitin 2018) është në rend dite të mbledhjes së sotme të 132-të të Qeverisë.

Marketing

Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për mbledhjen e sotme janë propozuar për shqyrtim edhe procesuimi i mëtejmë i Propozim – ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, dhe Propozim – ligji për ndryshim të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik.
Qeveria në mbledhje do të deklarohet edhe për Propozim – ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohje reciproke të patent shoferëve.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në këtë mbledhje, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do ta prezantojë Raportin për masa dhe aktivitete të ndërmarra për vitin 2018 dhe Planin operativ për vitin 2019 për zbatimin e Strategjisë nacionale për persona të moshuar 2010-2020, ndërsa Ministria e Financave në rend dite e vendosi Informatën për Strategjinë për zhvillim të TIK të Drejtorisë së doganave.