“Dora” ky emër është i njohur në Tetovë dhe më gjërë. “DORA” ka qenë “Foleja” kryesore e Menduh Thaçit. Ai takimet jozyratre i ka realizuar po në këtë shtëpi që ka qenë edhe zyra me e frekuentuar e tij se sa nga zyrat zyrtare të PDSH-së. Sot “foleja” e tij përfundimisht u rrënua dhe në vend të DORËS së Menduh Thaçit, do të ndërohet një godinë e madhe nga dy afarist të Tetovës të cilët e kanë blerë muajë më parë.
Nuk dihet nëse “Dora” ka qenë në emër të Menduh Thaçit, apo ka qenë në emër të dikujt tjetër, por sot “Dora” ka kaluar në pronësi të dy afaristëve tetovar. Ndryshe në Tetovë siç përflitet Menduh Thaçi ka shitur edhe zyrat e PDSH-së dhe disa prona tjera që kanë qenë në kuadër të “Interprometit” shoqëri aksionare ku Menduh Thaçi nuk ka asnjë aksion, por ka deklaruar se ka vëllau i tij.
Zyrtarisht, Menduh Thaçi në 2016 ka deklaruar se ka pasuri prej 33.155.796 denarë apo në kundërvlerë me euro: 537.816 euro.
Kryetari i PDSH këtë pasuri e ka të ndara në disa elemente, duke numëruar këtu, shtëpitë, veturat dhe kartelat e kursimit. Vlen të theksohet se në vitin 2012, Thaçi ka marrë një kredi prej 4.612.500 denarë që në euro kap vlerën: 75.000 euro. Këtë kredit i pari i PDSH-së duhet ta kthejë deri në vitin 2022.
Më poshtë ju sjellim edhe detajisht pasurinë e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi:
-Shtëpi me kopsht me gjithësejt 1.186 metër katrorë. Këtë shtëpi Thaçi e ka në Tetovë dhe kap vlerën e 13.000.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 211.382 euro. Këtë pasuri, Thaçi e ka trashëguar nga prindërit.
-Shtëpi me kopsht dhe me objekt afarist me gjithësejt 455 metër katrorë. Edhe këtë shtëpi Thaçi e ka në Tetovë dhe kap vlerën e 4.575.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 74.390 euro. Këtë shtëpi Thaçi e ka blerë.
-Veturë BMW e vitit 1996 që kap vlerën e 3.075.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 50.000 euro. Këtë veturë Thaçi e ka blerë.
-Veturë Peugeot e vitit 2005 që kap vlerën 430.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 7.000 euro. Këtë veturë Thaçi e ka blerë.
-Ka dhënë borxh prej 22.300 euro apo në kundërvlerë me denarë: 1.371.450 denarë. Për paratë e borxhit, Thaçi nuk e ka deklaruar prejardhjen.
-Ka kartelë kursimi në ”Stopanska Banka” prej 1.463.198 denarë apo në kundërvlerë me euro: 23.791 euro.
-Ka kartelë kursimi në ”Stopanska Banka” prej 98.984 euro apo në kundërvlerë me denarë: 6.087.516 denarë.
-Ka kartelë kursimi prej 3.134.416 denarë apo në kundërvlerë me euro: 50.966 euro.
-Kryetari i PDSH-së ka edhe një kredit që duhet ta kthejë deri në vitin 2022 i cili është ngritur në vitin 2012. Vlera e kreditit të huazuar nga Thaçi është 4.612.500 denarë apo me euro: 75.000 euro.
Ndryshe në zgjedhjet e fundit, PDSH-ja e Menduh Thaçit mori vetëm një deputet dhe nuk dihet fati i PDSH-së në vitet e ardhshme nëse do të shkrihet apo do të drejtojë një lider tjetër.