Prishtina i dorëzon raportin për Banjskën BE-së

Një ditë pasi BE përmes zëdhënësit Peter Stano tha se po presin me padurim raportin e Banjskës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se atë ia kanë dërguar BE-së dhe secilit shtet anëtar.

Marketing

Bislimi bëri të ditur se me 30 Janar Prishtinën do ta vizitojë një zyrtar nga Brukseli.

Ai tha se në këtë takim do të diskutohet për masat që BE i ka vënë Kosovës.

“Me gjasë ka paqartësi brenda vendeve anëtare se cili është mekanizmi për largimin e masave. Por, ka frustrim e presion edhe brenda vendeve anëtare se si ka mundësi që Kosova është nën masa vetëm sepse ka dërguar katër kryetarë komunash në zyrat e tyre, ndërsa Serbia nuk ka masa edhe për shkak të agresionit terrorist që ka bërë”, u shpreh Bislimi.

Gjatë raportimit në komisionin për integrim evropian ai ka thënë se pret që këto masa të largohen shpejtë. Ndërsa ka kërkuar nga BE ti trajtojë njëjtë si Kosovën ashtu edhe Serbinë në rrugën drejt integrimit.

BE-ja kishte vënë masa ndaj Kosovës për siç kishte thënë mosndërmarrjen e hapave për de-eskalimin e situatës në veri.

Marketing