9:57 | 16 Maj 2021
09:57 | 16 Maj 2021
Prishtina mund ta sigurojë titullin e parë kampion pas tetë vitesh në ndeshjen kundër Gjilanit.
Skuadra e Prishtinës do të udhëtojë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan për një duel të vështirë në kuadër të xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Kryeqytetasit kanë rastin që ta sigurojnë titullin kampion në rast të fitores ose një barazimi eventual, por duke e ditur se Gjilani do të hyjë në këtë takim për të dhuruar një sfidë të madhe për ta.
Humbja do t’ja shtynte festën djemve të Zekrija Ramadanit për ndeshjen e fundit, ku do të komplikoheshin gjërat. Megjithatë ata kërkojnë fitore sot në “Stadiumin e Qytetit”.
Megjithatë, skuadra vendase e Gjilanit, ende është skuadra me rezultatin më pozitiv në këtë edicion ndaj Prishtinës, me katër pikë të grumbulluara, një fitore, e vetmja që ka fituar në Prishtinë, si dhe një barazim, gjithashtu në Prishtinë./Lajmi.net/