Para katër ditëve në Prishtinë janë gjetur mjete të dyshuara shpërthyese.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesi, derisa ka qenë duke e rrënuar një muri të një shtëpie të vjetër ka hasur në disa mjete të pashpërthyera, shkruan lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it.
Nga aty janë tërhequr tri granata dore dhe 82 fishkë të kalibrit 7.9mm.