Policia e Kosovës sot kumtoi se duke vepruar sipas fletë arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga Interpoli, mbrëmë në Prishtinë ka arrestuar një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në buletinin e rregullt 24-orësh të policisë ceket se arrestimin e ka kryer njësia speciale policore dje rreth orës 20:45, ndërsa nuk ka informata për identitetin e të arrestuarit, as për veprën për të cilën është shpallur fletë arresti nga Interpoli.
“Nga ana e Njësisë për persona të ikur, ‘Fast Kosova’, në bashkëpunim me fletë arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli, është arrestuar një i arratisur, i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e policisë.
Me urdhër të prokurorit publik, personit të arrestuar i është caktuar masë paraburgimi, kumtoi policia.