Prishtinë/ Qëllohen me armë zjarri tre persona

Policia e Kosovës ka deklaruar se dyshohet që janë plagosur me armë zjarri tre persona në lagjen Lakrishte, në Prishtinë.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar, të cilët janë identifikuar si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.