Pritet të vendos Thaçi: Vendimi duhet të merret brenda 45 ditësh

Pas dorëheqjes së kryemnistrit Ramush Haradinajt dhe kërkesës së kryeparlamentarit Veselit duhet të vendos Thaçi për më tej. Presidenti duhet t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të marr vendimin brenda 45 ditësh.

Marketing

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili është autoriteti kompetent që të ndërmarrë veprimin e parë nuk ka dhënë ndonjë njoftim deri tash. Me gjasë është duke pritur të konsultohet me partitë politike, ndërsa Veseli ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit.

“Vendimi i ish-kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht se për këtë nuk pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. PDK është e gatshme për zgjedhje kurdo që të caktohen ato”, tha Veseli, duke shtuar se për caktimin e datës së zgjedhjeve, duhet të ketë konsultime ndërmjet partive politike.
“Për këtë besoj se do të kemi konsulta dhe me partnerët e tjerë të koalicionit të deritanishëm dhe partitë e tjera politike, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet që kemi në fuqi”, tha lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërsa, Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

“Zgjedhjet duhet të shpallen nga presidenti i Kosovës në afat kohor prej 45-ditësh, duhet të kenë karakterin e zgjedhjeve të parakohshme ose të jashtëzakonshme. Brenda afateve ligjore ato duhet të organizohen nga sekretariati i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve”, ka thënë Baraliu.

Marketing