Para objektit të Agjencisë për bullgarët jashtë Bullgarisë sot përsëri kishte rend për dorëzimin e dokumenteve për shtetësi bullgare.
Qytetarët e Maqedonisë u ankuan se nuk mund t’i dorëzojnë dokumentet për shkak të skandalit në Agjencinë dhe hetimin për korrupsion gjatë dhënies së pasaportave bullgare, njofton agjencia bullgare “BGNES”.
Nga muaji i kaluar, kryetari i Agjencisë për bullgarët jashtë Bullgarisë, Petar Harallampiev është arrestuar. Katër persona janë akuzuar edhe atë, kryetari, Sekretari i Përgjithshëm i agjencisë dhe dy persona tjera. Sekretari i Agjencisë Krasimir Tomov në llogarinë e tij bankare ka pasur gjysmë milionë leva.
Në ndërkohë, në mbledhjen e Qeverisë së Bulglarisë të mërkurën, kryeministri Borissov deklaroi se Agjencia do të mbyllet. “Dhashë detyrë të shqyrtohet se si të mbyllet Agjencia për bullgarët jashtë Bullgarisë, ndër MPB-ja, Ministria e Drejtësisë dhe kryetari duhet të përgjigjen për këtë”. Nga kjo del se punën e kësaj Agjencia për bullgarët jashtë Maqedonisë mund ta ndërmarrin disa institucione.