Pritje të gjata në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë

Në kohën kur të gjithë mërgimtarët kanë nisur të vijnë në Kosovë nga shtetet ku punojnë, janë shtuar sërish pritjet dhe kolonat.

Marketing

Pritje të gjata në këto orë ka sidomos në pikën kufitare ne Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.

Në Merdare duhet të prisni rreth 1 ore e 30 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa rreth 3 orë për të dalë nga shteti, njofton Klan Kosova.

Te Dheu i Bardhë për rreth 40 minuta dilni nga Kosova, por për të hyrë duhet të prisni afërsisht dy orë.

Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosovën – Qendra Kombëtare për Menaxhimi Kufitar.