Pritjet në ekonomi nga suksesi i referendumit

Me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, për kompanitë vendore hapet tregu prej 500 milionë konsumatorë, Maqedonia do të hyjë në ekonominë më të madhe botërore, e cila merr pjesë me 23.8 për qind të Prodhimit Bruto Vendor në nivel botëror.

Marketing

Siguria në vend do të rritet dhe me këtë edhe mundësia për investime, rritje ekonomike e mirëqenie për qytetarët. Kështu vlerësojnë nga Qeveria duke komentuar përfitimet e mundshme nga suksesi i referendumit më 30 shtator dhe zhbllokimi i procesit të integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

Ish-kryetari i Lidhjes së Odave të Maqedonisë, Mirçe Çekrexhi, thotë se çmimi i anëtarësimit duhet të paguhet. Çekrexhi, i cili udhëheq një kompani shtypi sqaron se si BE-ja mund të ndihmojë në mënyrë direkte në biznesin e tyre.

“Kur të bëheni anëtare e BE-së, nuk do të keni barriera doganore, nuk do të ketë nevojë për shërbim për transport të mallrave, nuk do të ketë nevojë për formalitet doganore. Sistemi i dërgesave, postës së shpejtë e shërbimeve tjera, do të zgjerohej edhe në territorin tonë dhe kjo do të ishte një përfitim i madh. Pra, ne do të fillonim të përvetësonim shumë lehtë tregje të huaja”, thotë Çekrexhi.

Shkrimin e plotë e gjeni në REL.