Privohet nga liria shoferi i kamionit nga Kosova, pas aksidentit të mbrëmshëm në Gostivar

Nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, njoftojnë se kanë privuar nga liria shtetasin e Kosovës A.T(60), lidhur me aksidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë.

Marketing

“Me datë 12.09.2024, në ora 21:55, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria shtetasin e Kosovës A.T (60), lidhur me aksidentin e trafikut që ndodhi në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në dalje nga Gostivari. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe gjatë ditës me procedurë të shpejtë paraprake do të paraqitet në gjykatën kompetente”, potencojnë nga Sektori për Punë të Brendshem-Tetovë.