Kombëtarja italiane po përballet me lëndime të shumta.
Shqetësimet me lëndime vazhdojnë të rriten për Roberto Mancinin dhe skuadrën e Italisë, pasi Moise Kean, Salvatore Sirigu dhe Jorginho kanë probleme të reja.
Lojtarët e Romës iu bashkuan grupit në terrenin stërvitor të ‘Coverciano’ dje, pasi iu dhanë disa ditë pushim për t’u rikuperuar nga finalja e Ligës së Konferencës.
Ata nuk punuan me pjesën tjetër të skuadrës, duke bërë ushtrime freskuese muskulore.
Gianluca Caprari dhe Marco Verratti vazhdojnë ende të stërviten vetëm, pasi tashmë kishin probleme, përcjell lajmi.net.
Jorginho u pushua si masë paraprake, ndërsa Kean dhe Sirigu e ndërprenë seancën stërvitore pasditen e djeshme për shkak të lëndimeve.
Sulmuesi i Juventusit dhe portieri i Genoas do të duhet të vlerësohen nga stafi mjekësor.
Është një tjetër goditje për Mancinin, i cili tashmë nuk do të ketë Ciro Immobile, Domenico Berardi dhe Andrea Pinamonti.
‘Azzurrët’ do të luajnë ‘Finalissima’ kundër Argjentinës më 1 qershor në ‘Wembley’, pasuar nga katër ndeshje të Ligës së Kombeve me Gjermaninë, Anglinë dhe Hungarinë.